Detaje nga aksidenti/ Ishin emigrantë, erdhën nga Greqia për pushime. Ja ku po shkonin para se të ndodhte përplasja tragjike

25/06/2021 11:22

Detaje të reja janë zbuluar për jetën e familjes prej 4 anëtarësh që u shua mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në autostradën Fier-Vlorë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Eduardi, babai i dy vajzave të mitura 14 dhe 9 vjeçe ishte emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ata kishin ardhur në Shqipëri për pushime.

Por paraprakisht do të shkonin në shtëpinë e prindërve të vajzës në një fshat të Vlorës e prej andej do të nisnin pushimet. Në shtëpinë e Eduardit në fshatin Dukas të Patosit nuk jeton askush pasi edhe prindërit e tij jetojnë në Greqi.

Një i afërm tha se kishte marrë edhe familjen në Greqi dhe prej 2 vitesh nuk e kishin parë. “Ka 1 vit e gjysmë, 2 vjet që kanë ikur në Greqi. Ikën për të punuar. Këtu në Shqipëri kishte të atin, në Greqi i ka të gjithë. Kishte nja 2 vjet që nuk ishte kthyer. I kam kushërinj të afërt. Kam qenë për vete në Greqi. Bashkë ikën ata”, tha i afërmi për mediat.

Kush janë viktimat

Mësohet se viktimat që ishin duke udhëtuar me makinën tip “Toyota” më targa greke janë: Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan përplasen e fortë dhe tragjike. Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik që tronditi mbarë opinionin publik.

Çfarë thotë shefi i repartit të reanimacionit në Vlorë për gjendjen e të plagosurve

Shefi i repartit të reanimacionit, Edmon Breshani ka folur për gjendjen shëndetësore të tre të rinjve nga Tirana, që mbetën të aksidentuar në përplasjen tragjike që rezultoi fatale për një familje me katër anëtarë.

Tre personat që ishin duke udhëtuar në automjetin tip “Audi” dhe që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ishin nga Tirana, janë identifikuar si Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Breshani thotë se gjendja e të rinjve është e stabilizuar, por dy prej tyre që janë në një gjendje më të rëndë do të transportohen në spitalin e Traumës në Tiranë, për shërbim më të specializuar.

Fatmirësisht të tre të plagosurit janë të vetëdijshëm, por kanë marr dëmtime në shtyllën kurrizore edhe në trup.

Breshani: Pacientët janë në gjendje stabël, në momentin e parë i kemi bërë scaner dhe njëri prej tyre ka dëmtime cervikale me lusacion, pa dëmtime metulare, pacienti tjetër ka shembje të të tërë trupit dhe njëri nga ata është në gjendje më të lehtë me dërmishje në pjesën e fytyrës.

Dy prej pacientëve do t’i transportojmë në spitalin e Traumës në Tiranë sepse njëri është më i rrezikuar sepse ka dëmtime të vertebrave cervikalë.

Pacienti tjetër nuk do shtrohet, mori një trajtim ambulator dhe do jetë i lirë nga ana mjekësore. Pacientët janë koshientë me respiracion. Kanë shfaqje të panikut, këto që janë post-traumatike, ndërsa ata që kanë ndërruar jetë nuk kanë ardhur në repartin e kirurgjisë.

FOTO GALERI
4/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA