Një pallat 12 katësh është shembur pjesërisht në kontenë Dade në Miami orët e para të ditës së sotme, duke tronditur banorët e zonës.
Një numër i madh forcash policore e me dhjetëra skuadra zjarrfikëse mbërritën me urgjencë në vendngjarje. Skuadrat e shpëtim kërkimit janë duke gërmuar nën rrënojat e ndërtesës për të gjetur të mbijetuar.
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 01:20 në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet për shumë viktima. Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar zëra të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.
Punonjësit e ndihmës kanë evakuuar sakaq edhe banorët e ndërtesave fqinj, duke i dërguar ato në një qendër pushimi të zonës. Rrugët rreth e rrotull gjithashtu janë mbyllur.
Top Channel