Per here te pare pas shume muajsh greket kane hequr maskat ne rruge, me përjashtim te vendeve ku ka përqendrim te madh njerëzish, sipas udhëzimeve te fundit te komisionit te pandemisë ne kuadrin e një sere masash te tjera qe lehtësojnë kufizimet.

Heqja e maskave ka ardhur si rezultat i përmirësimit te gjendjes epidemiologjike te vendit, por rekomandohet te mbahen rreptësisht ne ambientet e mbyllura te te gjitha shërbimeve publike apo private.

Gjithashtu, nga e hëna 28 qershor:

-hiqet përfundimisht ora policore

-nenpunesit e vaksinuar plotësisht përjashtohen nga detyrimi javor i self-testeve

-lejohen deri 10 persona ne tryezat e restoranteve

– deri ne 300 pjesëmarrës ne dasma dhe pagëzime

-ne plazhet e organizuar lejohen deri ne 20 persona për 1000 m2

Ka gati një jave qe ne Greqi regjistrohen me pak se 550 raste ditore,me pak se 20 humbje jete, ndërsa numri i te intubuarve është ulur ne 270.

Specialistet këshillojnë përsëri qytetaret te jene te kujdesshëm dhe te përshpejtojnë vaksinimet ne mënyre qe te përballohet me efikasitet varianti i rrezikshëm Delta i koronavirusit.

Gjithashtu kujdesi rritet pasi ministria e Turizmit ka komunikuar qe prej dates 28 qershor do te rriten mbërritjet e turisteve nga kufijtë tokësore ne veri te Greqisë ku pritet te shtohet personeli, ndërsa sic është komunikuar, pritet edhe hapja pa kufizime e te gjitha pikave kufitare me Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA