Vendimi i qeverisë greke për të mbajtur të mbyllur kufijtë për autobusët shqiptarë ka sjellë jo pak probleme në lëvizjen e udhëtarëve në pikën kufitare të Kakavijës.

Nën temperatura që arrijnë 42-43 gradë, udhëtarët shqiptarë mbahen për orë të tëra në radhë për të vulosur, dhe në vazhdim sërish në radhë për kontrollin doganor,dhe së fundi sërish në radhë për të hipur në autobusët e kompanisë së udhëtarëve të Janinës, për t’u transportuar drejtë Janinës dhe në vazhdim për në destinacionin e tyre final. Një udhëtim që përveç lodhjes së madhe fizike, duhen edhe 14-15 orë për të përfunduar.

Autoritetet doganore greke thanë fillimisht se autobusët shqiptarë mund të kalojnë, por në vazhdim e morën mbrapsht këtë vendim,nën presionin e kompanisë greke të udhëtimit, duke krijuar kështu radhë të gjata dhe kushte që as në vendet e botës së tretë nuk mund të shihen më.

Autoritet shqiptare në Kakavijë u kanë ardhur  në ndihmë emigrantëve duke lejuar  autobusët të afrohen deri 500 metra pranë doganës, por sërish radhët dhe distancat që duhet  të kalojnë udhëtarët mbeten të gjata. Mes udhëtarëve janë gra dhe fëmijë si dhe të moshuar  që tërheqin në rrugën e pjerrët të Kakavijës çantat dhe valixhet e tyre.

Edhe ambasada shqiptare në Athinë ka kërkuar shpjegime prej autoriteteve greke, por deri tani askush nuk jep një përgjigje të saktë pse nuk mund të kalojnë autobusët shqiptarë në kufi, edhe pse qeveria ka hequr kufizimet me vendin tonë dhe ka hapur kufijtë për turistët shqiptarë.

Kompanitë shqiptare të udhëtimeve thonë janë të pa fuqishme të kapërcejnë pengesën e vendosur prej autoriteteve greke dhe se detyrohen të paguajnë pranë kompanisë greke gjithë vlerën e biletës, duke arritur në limitet e falimentimit të gjithë sektorit, i cili është goditur shumë rendë prej pandemisë covid-19 .

Kujtojmë se ministria greke e transportit ka vendosur të mbajë të bllokuar edhe linjat detare mes Sarandës dhe Korfuzit, duke falimentuar pothuaj kompanitë shqiptare të trageteve, por edhe duke i dhënë një goditje fatale turizmit të Sarandës, që ka furnizues kryesor të tij pikërisht porte dhe aeroportet e Korfuzit dhe të Prevezës.

FOTO GALERI
11/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA