Pandemia supozohej të ndikonte në rënien e ekonomisë, por për bizneset kosovare shënoi një mundësi për t’u përhapur në tregun evropian dhe atë amerikan.
Derisa brenda tërë vitit 2019 eksportoheshin produkte në vlerë të 300 milionë eurove, këtë vit kjo shifër është arritur ende pa u mbyllur gjashtë muajt e parë.
Deri në fund të vitit Dogana e Kosovës, parashikon që eksportet të kalojnë 600 milionë euro.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka thotë se kjo ka ndodhur për shkak të rezultateve që kanë dhënë reformat fiskale të bëra nga viti 2014.
Por, përveç eksportit, është rritur edhe vlera e importit në 1.9 miliardë euro, si pasojë e rritjes së çmimeve të produkteve në bursën ndërkombëtare.
Rritja e importit ka ndikuar edhe në rritjen e të hyrave me 25 përqind krahasuar me vitin 2020, apo 121 milionë euro më shumë, dhe 15 për qind më tepër se vitin 2019.
Top Channel