Greqia lehtëson masat antivcovid, hiqet mbajtja e maskave në ambiente të hapura

23/06/2021 19:55

Greqia ka lehtësuar masat për të përballuar pandeminë COVID-19,  pasi nga dita e nesërme nuk do të detyrohet të mbahet në ambientet e jashtme, ndërsa mbetet në fuqi rregulli për ta përdorur në ambientet e mbyllura.

Nga dita e hënë, 28 qershor, në Greqi nuk do të ketë më asnjë kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke hequr kështu edhe orën policore.

Sipas mediave greke, autoritetet janë shprehur se situata epideimologjike në vend është përmirësuar dhe prandaj është parë e arsyeshme lehtësimi i masave.

Ndër të tjera, nga data 28 qershor do të futen në fuqi edhe masa të tjera lehtësuese.

Në tryezë nga 6 persona që ishte më parë do të lejohen 10 persona, në evente do të lejohen deri në 300 persona.

Personat që kanë bërë të dyja dozat e vaksinës dhe kanë kaluar 15 ditë që nga marrja e saj, nuk do jetë e nevojshme që të kryejnë test.

Në plazhe do të lejohen 120 persona për çdo 1000 metër katrorë.

 

 

 

 

Top Channel