UFO-t pretendohet të kenë rrëzuar 10 raketa bërthamore në një bazë ushtarake amerikane dhe i gjithë fenomeni global, mund të jetë nxitur pikërisht nga testet e bombës së parë atomike në vitet 1940.
Objektet e çuditshme në qiell janë këto kohë nën një fokus intensiv pasi SHBA përgatitet të publikojë me urdhër të Kongresit një raport të shërbimeve të inteligjencës lidhur me informacionet e rrjedhura së fundi, përfshirë këtu dhe video që duket se tregojnë praninë e tyre në afërsi të luftanijeve dhe avionëve ushtarakë amerikanë.
Gary Heseltine, zv/presidenti i organizatës së re të krijuar rishtazi, ICER, beson se historia me alienët ka nisur nga testet bërthamore, të cilat dhe i kanë tërhequr këtu, siç thotë ai. Heseltine përcjell dëshminë e ish oficerit të lëshimit të raketave atomike, Robert Salas, i cili deklaroi në 1967 se një UFO ishte shfaqur në bazën ajrore të Malstromit në Montana.
Salas thoshte se 10 raketa bërthamore amerikane Minuteman, të cilat ai i kishte nën vëzhgim, në mënyrë të pashpjegueshme kaluan në komandën “no-go”, që do të thotë se edhe nëse jepej urdhri për lëshimin e tyre, raketat nuk niseshin dot. U desh një ditë e tërë që ato të riktheheshin në gjendje fillestare, ndërsa tek raketat nuk u zbulua asnjë dëmtim fizik apo ndonjë problem tjetër.
Heseltine mendon se kur Amerika shpërtheu bombën e parë bërthamore, ajo praktikisht dërgoi valë në hapësirë të cilat i sinjalizuan civilëve të tjera se jeta në Tokë kishte avancuar në aspektin teknologjik deri në pikën që të mund të ndante atomin dhe të krijonte fuzionin nuklear.
Top Channel