U shpall nënkampione e Ballkanit për moshat U-15/ 14-vjeçarja drejt historisë në mundjen shqiptare 28/10 08:20
Futbollisti francez Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në mesin e futbollistëve që luajnë në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2020”.
Sipas hulumtimit të ekipit KPMG Football Benchmark, totali i 10 futbollistëve më të shtrenjtë në EURO 2020 është 1 miliard e 189 milionë euro.
Futbollisti 22-vjeçar francez Mbappe me 189 milionë euro renditet i pari ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë janë lojtarët anglezë Harry Kane (127 milionë euro) dhe Marcus Rashford (121 milionë euro).
Në listë nga Anglia gjenden 4 futbollistë, nga Belgjika 2 ndërsa nga Franca, Holanda, Gjermania dhe Portugalia nga një futbollist.
“10 futbollistët më të shtrenjtë në EURO 2020” janë si në vijim:
| Futbollistët | Vlerë (euro) | |
| Kylian Mbappe (Francë) | 189 milionë | |
| Harry Kane (Angli) | 127 milionë | |
| Marcus Rashford (Angli) | 121 milionë | |
| Raheem Sterling (Angli) | 115 milionë | |
| Kevin de Bruyne (Belgjikë) | 115 milionë | |
| Bruno Fernandes (Portugali) | 114 milionë | |
| Jadon Sancho (Angli) | 110 milionë | |
| Romelu Lukaku (Belgjikë) | 105 milionë | |
| Frenkie de Jong (Holandë) | 100 milionë | |
| Joshua Kimmich (Gjermani) | 93 milionë |
Top Channel