Shqiptari i mposht të gjithë, shpallet ushtari më i mirë në Kroaci!

21/06/2021 16:29

Garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë” i vitit 2021, mbajtur në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, e fitoi një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Dy ishin gjithsej ushtarët e FSK-së që merrnin pjesë në këtë konkurrim, ku kishte gjithashtu edhe ushtarakë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës si dhe Britania e Madhe.“Me përkushtimin, angazhimin dhe performancën e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Pare i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dalë i pari, duke u shpallur Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet po ashtu se ndonëse gara po qenë mjaft e fortë, atë arriti ta përfundojë edhe Endrita Brahimi e FSK-së Pjesëmarrësit kaluan nëpër disa sprova, një prej të cilave ishte përshkimi i një distance prej 30 kilometrash, duke ekzekutuar gjithsej 12 disiplina Ushtarake.

Pjesëmarrja në gara të tilla konsiderohet si mënyrë për të promovuar vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur atje është parë si dëshmi e profesionalizmit dhe përgatitjes së pjesëtarëve të FSK-së.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel