Italia e mbyll me pikë të plota, Uellsi kualifikohet, me një super Shaqiri shpreson edhe Zvicra!

20/06/2021 20:39

Italia e mbylli në vendin e parë dhe me pikë të plota grupin A të Euro 2020.

Të kaltrit e Mancinit e çuan në 11 numrin e fitoreve radhazi pa pësuar gol pasi mposhtën minimalisht 1-0 Uellsin në Olimpico pavarsisht se shumë titullarë u lanë në stol nga stol nga Roberto Mancini. Tashmë Italia do të presë se kë do të ketë përballë mes Ukrainës dhe Austrisë në 1/8-at, fazë në të cilën do të marrë pjesë edhe Uellsi.

Përfaqësuesja britanike edhe pse pësoi humbjen e parë në grup nga Italia avancoi më tej në saj të goleavarazhit më të mirë pasi me 4 pikë e mbylli grupin edhe Zvicra por në vendin e dytë u pozicionua Uellsi. Sfida mes Italisë dhe Uellsit u vendos nga një gol i mesfushorit të Atalantës Matteo Pessina në minutën e 39-të pas asistit të Verratit, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund edhe pse uellsianët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 55-të kur Ampadu u ndëshkua me karton të kuq të drejtpërdrejtë për një ndërhyrje të rëndë.

Bëri detyrën Zvicra në sfidën ndaj Turqisë duke marrë fitoren e parë në grup me shifrat 3-1, me kombëtaren helvete që tashmë pret të kualifikohet si një nga 4 të 3-at më të mira pasi e mbylli grupin A në kuotën e 4 pikëve. Turqia ndërkohë është përfaqësuesja e dytë e eliminuar nga Euro 2020 pas Maqedonisë së Veriut. Në Baku Haris Seferovic kaloi në epërsi me një goditje të bukur nga jashtë zone skuadrën e Petkovic pas 6 minutash lojë, ndërsa më pas skenën e mori të gjithën Xherdan Shaqiri më i miri në fushë për helvetët, me 2 golat e tij, njëri më I bukur se tjetri.

Në minutën e 26-të Xherdan Shaqiri shënoi një supergol për t’i çuar shifrat në 2-0, ndërkohë për t’u kualifikuar Zvicrës i duhej një fitore me 4 gola diferencë, që gjithsesi nuk erdhi pasi Kahveci me një tjetër supergol rihapi sfidën në minutën e 68-të, por për t’i mbyllur llogaritë e kësaj sfide përsa i përket rezultatit final Shaqiri shënoi sërish në minutën e 68-të. Deri në fund shifrat nuk ndryshuan më, por Zvicra edhe pse nuk u rendit e dyta është afër kualifikimit./SuperSport/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA