Krijoi ekspozitën e ‘grave më të shëmtuara’/ Artisti kinez pendohet dhe kërkon falje

19/06/2021 13:14
Artisti ka vlerësuar me pikë për bukurinë, këto gra të panjohura që ka fotografuar në rrugë

Një galeri arti në qytetin kinez të Shangait ka kërkuar falje për promovimin e një ekspozite që renditi imazhet e grave nga “më të bukurat te më të shëmtuarat”.

Galeria e titulluar “Uglier and Uglier”, nga artisti Song Ta, paraqiti rreth 5.000 imazhe dhe video të grave gjatë përditshmërisë së tyre në një kampus universitar. Ai i radhiti sipas bukurisë dhe sipas faktit sa tërheqëse i dukeshin atij.

Pas thirrjes në mediet sociale, galeria OCAT Shanghai tha se e ka hequr ekspozitën.
Pasi morëm kritika, ne rivlerësuam përmbajtjen e kësaj vepre arti dhe shpjegimin e artistit dhe dolëm në përfundimin se nuk respekton gratë”, tha muzeu në platformën e medieve sociale të kineze Weibo.

Si një muze që mbështet diversitetin, ne do ta marrim këtë si një paralajmërim, do të përmirësojmë shërbimet tona dhe do t’i trajtojmë të gjithë me ndjeshmëri”.

Song Ta tha se i regjistroi vajzat, në kohën kur po hynin në universitet dhe i radhiti nga më e bukura te me e shëmtuara, duke krijuar videon e gjatë 6 orëshe.

Në një intervistë të vitit 2019 me revistën Vice, Song tha se ai dhe një ekip ndihmësish kishin klasifikuar imazhet me tituj të tillë si “të shëmtuar të falshëm” dhe “të shëmtuar të pafalshëm”.
Ai e mbrojti veprën duke thënë: “Unë mendoj se kam të drejtë të them të vërtetën“.

Është viti 2021, si mund t’i objektivizoni ende gratë me aq guxim, pa asnjë turp?” tha një prej shumë komentuesve që kritikuan veprën.
Kjo vepër arti jo vetëm që është fyese por shkel të drejtat e portretit të individëve, këto vajza as nuk e dinin se po filmoheshin“, shkroi një tjetër.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA