Vëllimi me poezi “ Pengje të gurëve” i shkrimtarit Odise Kote u vendos në qendër të mbrëmjes poetike të së premtes në Gjirokastër. Poezia me në qendër mendimin, rritjen shpirtërore të njeriut, nostalgjinë për të shkuarën, fëmijërinë dhe ëndrrat sipas autorit ka shumë Gjirokastër brenda.
Odise Kote tha se në një kohë kur teknologjia, kibernetika e globalizmi kanë përgjithësuar shumë koncepte letërsia fton për reklektim njerëzor dhe për shkëmbime të vërteta kulturore.
Shumë adhurues të poezisë i shohin takime të tilla me artin e të shkruarit si mundësi për ti dhënë kuptim mbrëmjeve të fundjavës.
Shkrimtari Odise Kote është autor i 14 librave në prozë, poezi, publicistikë, tregime e esse. Qyteti i lindjes është një aset i rrallë personazhesh, rrethanash, ngjarjesh që ai e ka bërë artistikisht pjesë të veprave të tij.
Top Channel