“I bërtita, i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Po mendoj të largohem”, Caroline shpjegoi tensionet me bashkëshortin para vdekjes, çfarë u gjet në ditarin e saj

18/06/2021 21:21

“Unë e dua aq shumë sa nuk mund ta lë dhe le të më lëndojë kjo marrëdhënie”, ishte një prej shënimeve që u gjet në ditarin e Caroline, e cila gjeti këtë mënyrë që të rrëfehej për problemet në martesën e saj.

20-vjecarja britanike u vra nga bashkëshorti i saj, Charambolos (Babis) Anagostopoulos, i cili me krimin që pohoi një ditë më parë ka shokuar gjithë Greqinë dhe jo vetëm. Martesën e saj plot konflikte dhe trazira e shpjegoi në ditarin e saj, shënimet e të cilave janë bërë publike nga mediat greke.

“Sot e vogla mbush një muaj dhe unë i thashë se dua të largohem nga shtëpia”, shkruajti ajo, e cila duket se ka menduar të largohet nga piloti që nga dhjetori 2019. Sipas shënimeve të saj në ditarin e saj personal, e cila tashmë është pjesë e dosjes së çështjes, viktima kishte sulmuar burrin e saj 32-vjeçar: “E godita, e mallkova, ai theu derën.”

Më pas rrëfen se ishte në një marrëdhënie tepër të vështirë për marrëdhënien me partnerin: “Unë jam mirë, jam shumë e mërzitur, padyshim që nuk do ta lëndoja kurrë fëmijën tim…” 

Detajet e shënimeve të gjetura në ditarin e saj

Më 15 nëntor 2019 ka shkruar: “Unë jam 18 vjeç dhe do të bëj një fëmijë! Babisit nuk i kam thënë akoma. Sepse sot u grindëm dhe që ta lëndoja i thashë se nuk kam nevojë të shoh familjen e tij. U pendova për momentin kur e thashë.  Ndihem shumë e lënduar, shpesh nxjerr gjithë zemërimin dhe trishtimin tek Babis. Ai nuk e meriton të trajtohet kështu por ndonjëherë nuk e kupton se çfarë kam nevojë dhe se gjithçka që më duhet është që ai të jetë pranë meje”.

Në një shënim tjetër, viktima thotë: “Dje u grinda me Babis për shkak të hormoneve të mia, unë shpërtheva ndaj tij. I bërtita, e godita dhe i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Ne nuk kemi folur fare dje dhe sot u zgjuam mirë, hëngrëm, kaluam mirë por pasdite më pyeti për dje. Nuk jam mirë jam shumë e mërzitur, padyshim që nuk do ta lëndoja kurrë fëmijën tim. Dashuria ime për të është më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Unë jam aq e ndikuar nga hormonet e mia saqë Babis duhet ta dijë. Më vjen turp t’i them. E di që ai do të më mbështesë, por nuk mund t’i them. Unë nuk jam mirë, por jam duke u përpjekur për fëmijën tim. Unë nuk dua që ajo të ndiejë se nëna e saj nuk e dëshiron atë dhe nuk e do. Problemet e mia hormonale janë të miat”.

Më 30 dhjetor 2019, Caroline përshkruan sërish një skenë konflikti me pilotin. “Sot u zura me Babis. Pak pasi hëngrëm mëngjesin… Unë e godita dhe shkova në zyrë. Gjithë ditën ai më pyeti se çfarë dua të ha. Nuk kam ngrënë asgjë. Jam shtrirë në shtrat dhe nuk mund të fle, kam një tension të tmerrshëm. Kam dalë në ballkon vetëm me bluzën time dhe kam qarë se nuk jam mirë”.

Në një shënim tjetër të datës 31.12.19 ajo shkruan: “U zura përsëri me Babis. Këtë herë shumë. E godita, e mallkova dhe ai theu derën. Gjithçka doja të bëja ishte ta pyesja nëse isha mirë kur u zgjova. U zgjova aq e dobët dhe e lodhur. Po mendoj te iki. Për të shkuar te motra ime, nuk e di nëse mund të vazhdoj me Babis”.

Më 3 korrik 2020, kur Lidia e vogël ishte një muajshe, vajza 20-vjeçare shkroi: “Sot e vogla ime është një muajshe dhe sot është dita kur i thashë Babis se dua të largohem nga shtëpia. Fillova të kërkoj shtëpi. Gjeta pikërisht atë që kërkoja në Chalandri. Kur u kthye nga spitali (foshnja po trajtohej në atë kohë) ai më pyeti nëse doja të ndahesha. Unë nuk iu përgjigja. Pas disa të qarash dhe zërash unë i thashë atij se po mendoja para se të mbetesha shtatzënë ta lija, por pastaj mbeta shtatzënë, kështu që qëndrova me të në mënyrë që vajza ime të mos rritet pa dy prindërit e tij”.

Piloti 32-vjeçar i tha policisë se kishte tension midis tyre dhe se ajo gati e goditi foshnjën.

Babis thotë se u përpoq të qetësonte Caroline, ndërsa kur ai e la fëmijën pranë saj, ajo e hodhi në krevatin pranë saj. I akuzuari pretendoi se 20-vjeçarja i tha atij se nuk e donte foshnjën pranë saj. Në fakt, ai tha se dy ose tre herë i kishte thënë viktimës: “Nuk do ta godasësh më vajzën”.

Zbardhja e krimit monstruoz nga policia greke

Pasi ka pohuar vrasjen e bashkëshortes së tij me origjinë britanike,  vetëm 20 vjeç, para  foshnjës së tyre 11 muajshe natën e 11 majit, tashmë me shikim të akullt, ai mbërrin në prokurori për të dëgjuar ekzekutimin e urdhër-arrestit të tij dhe më pas para hetuesit, nga i cili ka kërkuar të marrë afat për deponimin e tij përfundimtar të martën që vjen në mëngjes.

Më herët policia greke në një konference për shtyp ka deklaruar se suksesi në zbardhjen e këtij krimi monstruoz ka ardhur pasi hetuesit duke punuar në mënyrë të koordinuar për këtë çështje të vështirë pasi nuk kishte prova dhe gjurmë brenda shtëpisë ku u krye vrasja, ndërtuan një marrëdhënie besimi me burrin e viktimës.

Përveç orës dhe celularit të 20 vjeçares Caroline, teknologjia ka ndihmuar policinë greke edhe në zbulimin e kartës së memories së kamerave të sigurisë si dhe në analizën e shprehjes se fytyrës në deklaratat e para të bashkëshortit kriminel para mediave, vetëm disa orë pasi me jastëk i mbylli gojën dhe sytë përgjithmonë, gruas qe i kishte premtuar dashuri të përjetshme.

Babis Anagnostopulos, burri i gruas së vrarë: Athinë, 11 maj 2021

“Uroj që askush të mos kalojë kurrë atë që kemi kaluar natën e kaluar. Asgjë tjetër. Policia di çfarë të bëjë dhe do t’i kapë ata. Atë që kemi kaluar unë dhe familja ime , uroj të mos i ndodhë kurrë askujt tjetër.”

32-vjeçari tashmë ndiqet penalisht me akuzat për dy krime -vrasje me dashje, e kryer në një gjendje të qetë mendore dhe -abuzimi me kafshët, pasi përveç bashkëshortes për te mbuluar gjurmët e krimit ka vrare edhe qenin e tyre.

Gjithashtu akuzohet edhe për shkeljet penale si – akuza te rreme duke hedhur fajin dhe dyshimet tek persona te tjerë, shqiptare apo gjeorgjiane siç u shpreh para disa ditësh, si dhe për deponime të vazhdueshme të  rreme.

Në urdhër arrestin e tij autoritetet shkruajnë: “I dyshuar për t’u arratisur për shkak të statusit të tij si pilot si dhe gjendjes së mirë financiare. – I dyshuar për kryerjen e krimeve të reja për shkak të mënyrës se si ai vrau Carolinën dhe se si mashtroi autoritetet me prova të rreme.”

Sipas avokatit te tij, vrasësi duket se është penduar për aktet e kryera dhe ka kërkuar te dije se sa do te jete dënimi i tij ,duke shprehur dëshirën  për të mbajtur kujdestarinë e fëmijës së tij,një çështje qe do të vendoset në orët e ardhshme nga Prokuroria e të Miturve.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel