Ekspozitë me mozaikë në Shkodër/ Portrete të krijuara me gurë natyralë

18/06/2021 15:21

Një ekspozitë e veçantë me autor Myftar Cubin, ka çelur dyert në galerinë e arteve në Shkodër.

Veprat nuk janë piktura apo skulptura, por mozaikë të krijuar me gurë natyrorë, të pangjyrosur, të cilët formojnë kryesisht portrete. Ndër to, disa prej figurave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë

Për të shijuar këtë ekspozite, udhëtoi nga Tirana edhe “Mjeshtri i Madh” Jorgo Papingji.

Zgjedhja e piktorit është një sfidë, sepse ai kurrë nuk blen copëza industriale të ngurtësuara apo ngjyrosura, por mbledh së bashku me bashkëshorten e tij gurët në brigjet e deteve dhe të lumenjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA