Misioni Artemis II thyen rekordin historik të Apollo 13, astronautët arrijnë pikën më të largët nga Toka
Krimi që tronditi Greqinë disa javë më parë është drejt zbardhjes, ndërsa kanë dalë detaje të reja nga hetimet.
Babis Anangnostopolos, bashkëshorti i viktimës është ndaluar në ceremoninë përkujtimore për 21-vjeçaren Caroline që po zhvillohej në ishullin Alonisos dhe është shoqëruar me helikopterin e policisë në Drejtorinë e Policisë së Atikës.
Burime policore thanë për Top Channel se 32 vjeçari u shoqërua dhe do të japë shpjegime shtesë, lidhur me disa fragmente të ngjarjes që tronditi Greqinë në 10 dhe 11 maj dhe u bë publike në gjithë botën.
Babais Anagnastopulos,duhet të shpjegojë se kush hoqi kartat e kamerave të sigurisë që ndodheshin në banesë gjatë orëve pas krimit, pa mbërritur ende policia në banesë.
Sipas analizës se videos, kamerat e banesës kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01:10 minuta, ndërkohë që sipas deklaratës së tij, grabitësit kanë hyrë në banesë rreth orës 04:00 dhe janë larguar rreth orës 05.40 të mëngjesit.
Çfarë ndodhi në banesë dhe kush pastroi ambientet prej çdo gjurme AND-je, çka bëri që agjentët të ngrenë pistën e dyshimeve edhe mbi të.
Agjentët do ta pyesin bashkëshortin e viktimës se si mund të ketë kontakte telefonike me persona të familjes së tij, në orën që presupozohet se ishte i lidhur prej grabitësve.
Gjithashtu Anangnpstopulos, do t’i duhet tashmë të shpjegojë hetuesve ndryshimet e regjistrimeve që iu bë orës biometrike që viktima mbante në dorë, çka zhduku të dhënat e rrahjes të zemrës së viktimës, duke bërë të pamundur zbulimin e orës së saktë të vdekjes së saj.
Dhe së fundi, bashkëshorti i viktimës, do të duhet të sqarojë hetuesve edhe lidhur me kontratën e sigurimit dhe kush diktoi kushtet e saj, kontratë që viktima kishte kryer vitin e fundit me një kompani sigurimi,ku sipas kontratës, nëse Caroline do të humbte jetën, familjarët e mbetur në jetë,do të përfitonin 1.000.000 euro.
Hetimet do të vazhdojnë intensivisht, ndërsa gjatë orëve në vazhdim priten deklaratat për zbardhjen e ngjarjes.
Bashkë me Anagnostopulos është shoqëruar edhe një person tjetër, ndërsa pritet të mësohet nëse në ekzekutimin e viktimës kanë marrë pjesë edhe persona të përfshirë në grupe kriminale.
Top Channel