Ukraina gjen fitoren e parë/ Mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2-1

17/06/2021 19:15

Ukraina dhe Andriy Shevchenko rigjen buzëqeshjen në Euro 2020 teksa regjistroi fitoren e parë në këtë kompeticion.

Në sfidën e dytë të Grupit C, skuadra ukrainase iu imponua asaj maqedonase me rezultatin 2-1 dhe e sheh veten ende në garë për një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të Evropianit, ndërkohë që Maqedonia e Veriut vijon të jetë ende pa pikë.

Ukraina mori kontrollin e lojës që në minutat e para, por për të gjetur golin u desh të priste minutën e 29 Ikur Yarmolenko dërgoi në rrjetën e portës maqedonase një top të marrë nga një pasim me takë të Karavajev. Nuk ishte shuar mirë festa e golit të parë kur Ukraina shënoi sërish, këtë radhë me Yaremchuk që ashtu sikurse edhe Yarmolenko kishin shënuar edhe në ndeshjen e parë me Holandën.

Në fillimin e pjesës së dytë, Maqedonia fitoi një 11 metërsh që u ekzekutua nga Alioski i cili e humbi por gjithsesi rimori në zotërim topin e kthyer për ta cuar në rrjetë e për të shkurtuar diferencën në rezultat. pas këtij goli në fushë u pa një tjetër Maqedoni që detyroi Ukrainën që të qëndrojë në gjysmëfushën e saj duke krijuar edhe shansin më të mirë për të barazuar me Trajkovskin. në castet e fundit të sfidës, Ukraina mund të kishte shënuar një tjetër gol teksa fitoi një 11 metërsh, por Malinovsky gaboi nga pika e bardhë dhe rezultati mbeti 2-1 për Ukrainën që mori 3 pikë të cmuara në këtë raund të dytë të fazës së grupeve të Euro 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA