Tigri del nga rrethimi i parkut, vret kujdestarin dhe një tjetër predator pas fikjes së gardhit elektrik gjatë mirëmbajtjes (fotot)

17/06/2021 17:26

Një kujdestar kafshësh është copëtuar për vdekje nga një tigër në një park të kafshëve predatore në Afrikën e Jugut, kur gardhi elektrik që e rrethonte u fik për arsye mirëmbajtjeje.

Jasper, një tigër agresiv mashkull siberian, kaloi gardhin 4 metra të lartë kur rryma në të ishte fikur, dhe sulmoi 52 vjeçarin David Solomon, në anën tjetër të tij.

Kur David pa i tmerruar felinin 300 kilogramësh që sprintonte drejt tij, dëshpërimisht u përpoq të ngjitej në një tjetër gardh, por kafsha e tërhoqi poshtë.

Jasper vrau David me disa kafshime, teksa ekzaminimet tregonin se kishte thyer qafën e kujdestarit kur e tërhoqi atë poshtë gardhit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në parkun Seaview Predator Park pranë qytetit Port Elizabeth të mërkurën.

Më pas tigri i egërsuar kishte kaluar një tjetër gardh për të hyrë në rrethimin e një tigri rival siberian, Judah me të cilin nisi një dyluftim të egërsuar.

Ai duket se donte të çiftohej me motrën e Judah, një tigreshë siberiane të quajtur Amber, para se të ndërhynin zyrtarët e spitalit veteriner të Kragga Kamma.

Ata lëshuan shigjeta qetësuese ndaj Jasper e Amber në mënyrë që të hynin për të marrë trupin e punonjësit të ndjerë David si dhe të tigrit Judah, gjithashtu të vrarë nga Jasper.

Një punonjës i parkut Seaview Predator tha: “David ishte një anëtar besnik i stafit dhe punonte me tigrat prej 15 vitesh. E njihte Jasper që kur ishte këlysh.

“Vetëm marsin e kaluar ai ishte pjesë e grupit që zhvendosën Jasper dhe motrën e tij Jade në rrethimin e ri për t’i vizituar nga publiku. Jasper ishte një tigër i madh dhe kishte sulmuar një tjetër njeri me parë, por David ishte kujdesur prej kohësh për të”.

Një tjetër zëdhënës i parkut tha se gardhet elektrike që ndanin rrethimet ku jetonin tigrat siberianë Jasper e Jade ishin duke u riparuar kur Jasper kërceu jashtë. David kishte shenja kafshimesh por Jasper i kishte thyer qafën atij kur e tërhoqi poshtë gardhit.

FOTO GALERI
2/5
Jasper kaloi gardhin 4 metra të lartë kur rryma në të ishte fikur, dhe sulmoi 52 vjeçarin David Solomon

Top Channel