Statujës gjigante budiste i vendoset maska Covid, peshon 35 kg (Video)

17/06/2021 18:42

Statujës budiste, 57 metra e gjatë, kushtuar Hyjneshës së Mëshirës, Kannon, në Japoninë qendrore, është ‘mbështjellë’ me një maskë gjigante.

Menaxherët e tempullit në Aizuwakamatsu planifikojnë të mbajnë statujën të maskuar derisa pandemia Covid-19 të vihet nën kontroll.

Për këtë punë është nevojitur forca e katër punëtorëve dhe tre orë pune, për t’i vendosur bustit 57 metërsh maskën në fytyrë.

Punonjësit u ngjitën me anë të litarëve dhe i vendosën statujës që vizitohet nga shumë njerëz nga e mbarë bota, maskën ngjyrë rozë që peshonte 35 kilogramë.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA