Ristani pranon publikisht: Basha një gënjeshtar dhe humbës përsëritës

16/06/2021 17:46

Ish sekretari i përgjithshëm i PD i ftuar në Top Talk komentoi situatën në PD, pasi Lulzim Basha mori mandatin e tretë, një garë të cilin ai e quajti në kufijtë e pavlefshmërisë absolute.

Ristan tha se gjatë gjithë kësaj kohe janë bërë shumë shkelje të statutit të partisë.

Ristani: Nëse do isha unë kandidat do i sha drejtuar gjykatës administrative pikërisht për këtë gjë , mbi bazën që PS funksionon në bazë të statusit, dhe statuti bashkë me aktet e tjera që kanë themeluar PD regjistrohen në gjykatë pasi i nënshtrohen një shqyrtimi gjyqësor mbi bazën që kanë në Kushtetutë, e njëjta gjë edhe ndryshimet statutore, që regjistrohen në regjistrin e partive politike në gjykatë. Që nga 2013 me ardhjen e Bashës, të gjitha ndryshimet statutore që janë bërë nuk janë regjistruar sipas ligjit për partitë politike në gjykatë në regjistrin e partive politike, nuk janë reflektuar.

Po kjo është kusht vlefshmërie. Po të marrësh sot statutin e PD të regjistruar në gjykatë, zgjedhja e kryetarit është me përfaqësim, nuk është me një anëtar , një votë. Por kjo është njëra pjesë, gjithësesi mbi bazën e statutit të gjithëpranuar , pavarësisht se nuk është regjistruar në gjykatë , zgjedhjet për kryetarin e partisë bëhen sipas modaliteteve thotë statuti të përcaktuara në rregulloren e brendshëm të partisë.
Pra zgjedhjet për kryetar partie, bëhen sipas rregullave që përcaktohen në rregulloren e brendshme dhe rregulloren e brendshme e miraton këshilli kombëtar. Në momentin që s’ka rregullore fare, s’ka modalitete për zgjedhjen e kryetarit.

Pse u kujtuar kaq vonë për këtë?

Ristani: Është tjetër gjë bërja publike e saj dhe tjetër puna e brendshme në parti. Unë jam zgjedh nga këshilli kombëtar si kryetar i komisionit të apelit në PD, komisioni i apelit është gjykata e partisë dhe ka për detyrë të bëjë interpretimet e statutit, ka dhe për detyrë të shqyrtojë e të japë vendim për të gjithë ankesat për shkeljet statutore që mund të ndodhen, dhe kjo gjë sështë bërë kurrë, ky komision s’është ngritur asnjëherë.
E kam ngritur si shqetësim. Tani çfarë ndodh, janë heq nga lista e anëtarëve mbi 25 mijë votues , pra këtyre u është mohuar e drejta për të zgjedhur, dhe këtë duhet ta bëhs me një vendim të arsyetuar dhe ta bësh publik, sipas statutit. Tani bën dhe garë pa rregulla, statuti i PD nuk funksionon.

Ju thoni nëse do isha unë, tani e keni ndarë këtë gjë me të tjerët?

Ristani: Po sigurisht, e dinë.

Çfarë ndodh më tej?

Ristani: Ajo që ndodh më tej, Basha dhe nuk di dhe nuk do ta bëj PD fituese.

Pse nuk do ai të bëhet kryeministër?

Ristani: Na e merrte mendja të gjithëve që mund të donte , por mundet dhe të mos dojë sepse mbase e sheh si një obligim të madh , ska nevojë të punojë aq shumë , mbase përton të punojë aq shumë , mbase i mjaftojnë ato që ka…

Çfarë janë ato që ka?

Benefitet e të gjitha llojeve, mënyra se si ushtron pushtetin, të gjitha benefite janë.

Shumë njerëz thonë që Ram dhe Basha ndajnë pushtet bashkë, legjendë urbane?

Për mua duhet të ketë të vërteta mënyra se si nisin kauzat në PD dhe se si braktisen rrugës , tregon që janë të shtirura për përfitime të tjera që si dinë demokratët.

Po mund të keni ju faj që se çoni dot zërin siç duhet?

Ristani: Pa diskutim, prandaj dhe po organizohemi dhe të dalim në pah.

Pse se padisni?

Ristani: Në momentet provash patjetër, por askush stë pengon të bësh deduksion mbi të gjitha ato që ndodhen. Cështja është qe me Bashën PD ka kaluar nga humbja në humbje dhe nuk ka shpresë për të ardhur në pushtet duke vazhduar në këtë mënyrë, sepse të gjitha shkeljet statutore që thashë, rënia e besimit , fakti që nuk arrijmë dot të jemi parti fituese tregon që nuk jemi në drejtimin e duhur. Pvarësisht se si është kundërshtari, basha është një autokrat brenda partisë , nuk ka lidhje me demokracinë dhe kjo u kuptua pas zgjedhjeve të 2017, por pastaj ai kërkoi falje publike. Dhe shqiptarët kanë shprehjen kokë e falur nuk pritet dhe pastaj ai ngriti një gënjeshtër të madhe.

Po për mandatet?

Ristani: E thashë atëherë që ishte e gabuar dhe pasojat në fakt më pas ishin shumë të rënda më pas për PD. Koha tregoi që gabimet ishin fatale, se nëse sdo kishim dalë nga parlamenti kodi dhe reforma administrative s’do ishin bërë. Përgjegjësi për këtë është Basha. Berisha në mbledhje ka thënë që këto vendime janë me risk të madh të rrezikojnë ose të nxjerrin faqe bardhë. Në mbledhjet tona Bashës i ka thënë duhet të marrësh parasysh të mbash degën në këmbë.

Top Channel