Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Marcus Berg, sulmuesi suedez, humbi një rast shumë të mirë në ndeshje kundër Spanjës, ku e kishte portën e zbrazët. Si rezultat, ai ka marrë fyerje dhe kërcënime në rrjetet sociale, sipas disa mediave suedeze. Sidoqoftë, kolegët e tij kanë treguar mbështetjen e tyre, ndërsa Federata Suedeze po mendon të paraqesë një ankesë në autoritet vendase.
Alexsander Isak, autori i pasimit që i la të vetëm Bergut para portës ka folur pas ndeshje duke e mbrojtur atë publikisht. “Është shumë e trishtuar, ne fitojmë dhe humbasim së bashku. Ndonjëherë jeni me fat, ndonjëherë jo, nuk është asgjë e çuditshme”, ka thënë ai. Sulmuesi i Emirati Al Ain, gjithashtu kishte portierin Robin Olsen në anë e tij. “Është kaq qesharake, aq qesharake. Unë nuk do të harxhoj energji për këtë. Unë dhe pjesa tjetër e ekipit e dimë se sa i rëndësishëm është ‘Mackan’ për ne. Kjo gjë është gjest shumë i ulët”, deklaroi ai.
Qendërmbrojtësi veteran Andreas Granqvist, kapiten i ekipit, gjithashtu tregoi mbështetjen e tij në Instagram, duke postuar një foto të dy të përqafuar. “Mbreti Marcus Berg, unë do të të mbështes gjithmonë”.
Top Channel