Italia ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultat 3-0, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2020.
Me këtë fitore italianët kanë gjashtë pikë dhe kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.
Italianët e morën në dorë ndeshjen pas minutës së dhjetë, duke radhitur rastet.
Ciro Immobile kishte rast të mirë me kokë, por goditja e tij nuk ishte e saktë.
Në minutën e 19-të, Italia gjeti golin, por që Giorgio Chiellini para shënimit, kishe prekur topin me dorë.
Por Italia nuk e hoqi këmbën nga gazi. Një aksion i bukur i Domenico Berardit dhe Manuel Locatellit, bëri që ky i fundit nga afër të shënojë për 1-0.
Pas golit Italia kishte dhe një rast të mirë me Leandro Spinazzolan, i cili u fut bukur në zonë, gjuajti mençur, por goditja shkoi jashtë.
Edhe me të filluar pjesa e dytë Italia nuk u ndal, duke tentuar të gjejë portën.
Menjëherë në minutën e 52-të erdhi edhe goli. Locatelli gjuajti shumë bukur me të majtën jashtë zonës për 2-0.
Në minutën e 89-të, Immobile nuk dëshpëroi, ku me një goditje të fortë nga distanca shënoi për 3-0.
Top Channel