Fëmijët nisin pushimet verore/ Pas shkolle në kampe dhe te gjyshërit

16/06/2021 14:53

Pushimet verore filluan. Parqet janë mbushur me fëmijë të të gjitha moshave me gjyshër dhe prindër që i shoqërojnë.

Janë tri muaj pushime verore. Si do t’i organizojnë prindërit dhe fëmijët ato?

Një nxënës, që studion në Amerikë, thotë se e ka mbaruar shkollën në 4 qershor dhe vjen në Shqipëri pas gjashtë vitesh, te gjyshi dhe gjyshja në Shqipëri.

“Kam ardhur për të parë gjyshi dhe nënën ime, pas 6 vitesh vizitoj Shqipërinë , unë e dua Shqipërinë. jam në Top Channel” Është gjë shumë e mirë”, tha vajza.

Disa prindër shprehen se do t’i dërgojnë në kampe fëmijët, kurse të tjerë në plazh e shtëpi.

“Gocën e madhe do e çojmë në kamp. Është goxha e kushtueshme, 350 euro për 15 ditë”, thotë një prind.

“Tek liqeni një cikë në plazh, ja kështu do ta kalojmë”, tha një tjetër prind.

“Ne jemi një shkollë private, bëjmë ekskursione, shkojmë në pishina”, tregon një djalë.

“Vrapojmë bëjmë stërvitje mësojmë”, tha djali.

“Po luaj me djalin këtu, varet nga financa se si do t’i kalojmë, shtrij këmbët sa kam jorganin”, tha qytetarja.

Top Channel