Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 30°C.

Era do të jetë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C në 20°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 23°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA