Kishte kryer 50 vepra penale, shqiptari nga Kosova ia del të bllokojë dëbimin nga Anglia në gjykatën e emigracionit
Ka nisur protesta e 125-të kundër qeverisë. Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa ndër sloganet e dëgjuara kanë qenë: “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama”.
Protestuesit janë grumbulluar përballë Kryeministrisë, ku po vijojnë protestën dhe po mbahen fjalime nga aktivistët.
Ata akuzojnë qeverinë për përfshirje në afera korruptive dhe kriminale dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
Protesta vijon përballë Kryeministrisë, ndërsa pritet që aktivistë të tjerë të mbajnë fjalime gjatë tubimit.
Top Channel