Ndodh fenomeni i çuditshëm/ Makina gëlltitet nga toka (Pamjet)

14/06/2021 13:37

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në Ghatkopar në Mumbai të Indisë.

Në pamjet e  publikuara në mediat e huaja, tregohet një gropë e vogël që gëlltit një makinë në pak sekonda.

Është e paqartë nëse dikush ishte në automjet gjatë incidentit, por vihet re që dritat e frenave ishin ndezur.

Sipas raportimeve, zona e poshtme u përdor fillimisht si një pus uji.

“Vrima të tilla” janë një fenomen po aq i tmerrshëm dhe interesant, ku shkëmbi nën sipërfaqen e tokës mund të tretet natyrshëm nga ujërat nëntokësore që qarkullojnë nëpër të.

Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që shfaqen automjete që “gëlltiten” nga nëna natyrë.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA