Pak orë para ndeshjes debutuese në Europian ,nr 1 i stolit të anglezëve Gareth Southgate ka ende disa dilema të cilat duhen zgjidhur.Përgatitjet e fundit përpara startit të Europianit, tre luanët e mbyllën me fitore minimale në miqësore ndaj Austrisë dhe Rumanisë. Pavarësisht faktit që u provuan shumë lojtarë, Southgate nuk ka arritur të krijojë një profil të qartë për rreshtimin e skuadrës së tij.

Ndeshja hapëse ndaj Kroacisë e detyron trajnerin që të përzgjedhë formacionin më të mirë pa i lënë shumë vend eksperimenteve. Prej pikëpyetjeve të mëdha është zëvendësimi i kapitenit të Manchester United, Harry Maguire i cili do mungojë në ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi. Kjo mungesë e ka bërë numrin një të stolit të mendojë rikthimin e formacionit 3-4-3 i cili i dërgoi në gjysmëfinalet e Botërorit 2018-të. Anglia është kritikuar për përdorimin e këtij moduli loje që nuk i jep mundësinë skuadrës t’i shfrytëzojë elementët më kreativ dhe që i japin volum lojës si Foden, Grealish apo Mount.

Gjithashtu edhe Jordan Henderson nuk e ka gjetur formën e tij optimale diçka që u vu re në sfidën miqësore ndaj Rumanisë. Fakti që ai nuk ka luajtur rregullisht tek Liverpool për shkak të një dëmtimi është shqetësues dhe trajneri nuk mund të rrezikojë dhe do të zgjedhe për ta zëvendësuar njerin mes Kalvin Philips ose Declan Rice. Ndërkohë Southgate ka dhimbje koke edhe për çështjen e sulmit. Alternativat e shumta në fazën ofensive ia bëjnë të vështirë trajnerit ku i duhet të zgjedhë se cilët do të jenë lojtarët që së bashku me kapitenin Harry Kane që është titullar i padiskutueshëm do udhëheqin sulmin e tre luanëve.

Grealish dhe Foden kanë dhënë shenjat e mjaftueshme për të siguruar vendin e titullarit por nga ana tjetër Sancho së bashku me Rashford mund të luajnë në të dy krahët e sulmit dhe kanë cilësitë dhe shpejtësinë për të rrezikuar çdo kundërshtar. Sterling është një tjetër sulmues anësor që prej vitesh është pjesë e rëndësishme e kombëtares por oshilacionet që ka hasur gjatë sezonit ku nuk ka qenë në formën më të mirë ia vendosin në dyshim vendin e titullarit.Cfarëdo vendimesh që Southgate të marrë, duhet të sigurohet që të gjejë ekuilibrin e duhur në kontigjentin që zotëron në mënyrë që Anglia të arrijë suksesin në një kompeticion madhor që e kërkon prej kaq shumë kohësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA