Shqiptari që fluturon mbi qiellin e Arabisë Saudite kërkon të ndihmojë në fushën e aviacionit, Rama: Ne aeroplanin ta gjejmë, por…

12/06/2021 11:47

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e përzgjedhur nga ‘Gati për Shqipërinë’.

Alban Miçaku punon në Arabinë Saudite si kapiten i ‘Airbus 320’ dhe ka përfunduar studimet për pilot në Oxford Aviation Academy. Ai është i gatshëm të ndihmojë në fushën e aviacionit.

Kryeministri Rama i uron mirëseardhjen Miçakut, duke u shprehur se ky lloj profili ka mangësi të mëdha.

Rama: Je shumë i dëshiruar që të vish sepse është një fushë dhe një profil që kemi mangësia të mëdha. Sa të të gjejmë një aeroplan ti si fillim do përfshihesh në punët e aviacionit. Ne një vend pune në një aeroplan ta gjejmë po mbase na vlen të rrish në tokë ca kohë.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA