Ashtu siç kishin paralajmëruar sot maturatët kanë dalë para Ministrisë së Arsimit, për të protestuar, pasi sipas tyre provimi i matematikës ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe nuk ishte marrë parasysh fakti që një pjesë të mirë të shkollës e kanë bërë online.

Me pankarta në duar dhe të ulur këmbëkryq para Ministrisë ata kërkojnë ndryshim të pikëve, pra të ulet pragu nga 60 në 50 për të marrë 10, si dhe përsëritja e testit.

Në njoftimin e ditës së djeshme ku thirrën protestën, të rinjtë pretendojnë se e ardhmja e tyre është prekur nga papërgjegjshmëria e MASR, ndërsa shtojnë se e ardhmja e tyre vlen më shumë se rrogat e zyrtarëve.

Sikurse shihet dhe nga fotot e siguruara nga Top Channel në mbështetje të maturantëve kanë dalë edhe qytetarë të tjerë.

Nga qendra e shërbimeve arsimore, drejtorja e saj Rezana Vrapi ka deklaruar rreth gjysmë ore se testi nuk ka qenë i vështirë, por mesatar. Ato kanë pranuar se kanë marrë disa pyetje nga jashtë se edhe vetë tekstet janë të përkthyera në nivele ndërkombëtare.

Vrapi: Ne kemi një praktikë që në fund të korrigjimit, kur të mbledhim të gjitha rezultatet bëjmë analizën e çdo pyetje pa u shpallur rezultatet.Nëse do na rezultojë që një pyetje mund të ketë kaluar pritshmëritë tona në nivelin e vështirësisë, sepse varet sesi reagon popullata kundrejt saj. Ne na duhen shifër dhe jo opinione. Nuk mund ta themi tani pa parë rezultatin real. Kjo nuk është vetëm për matematikën, por në të gjitha lëndët edhe në ato me zgjedhje.

Gazetarja Kristi Gongo tha se nxënësit shumë të mirë e vlerësonin tezën shumë të vështirë dhe madje ata hedhin akuza e testi ka qenë i gjithi i përkthyer nga jashtë dhe jo i hartuar nga autoriteti në Shqipëri.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA