Ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka ka votuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ditën e sotme.
Dita e sotme është një ditë historike për Shqipërinë. Vendi ynë është një hap larg, uljes në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një organizëm i rëndësishëm i vendimmarrjes për të gjithë botën.
Kjo është tentativa e dytë e Shqipërisë për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit, ndërsa shtetet po votojnë në mënyrë të fshehtë.
Në vitin 1995, Shqipëria nuk mundi të merrte një mandat 2-vjeçar, siç po përpiqet kësaj here. Vendi ynë nuk ka rival në këtë garë, pasi është propozimi i vetëm i vendeve të Evropës Lindore.
Ndërkohë, nga vende të tjera të botës, pretendojnë që të ulen në KE janë Gaboni, Ganda, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Që Shqipëria të bëhet pjesë, i duhet 2/3 e votave të anëtarëve.
Për sa i përket përfitimeve, nëse bëhet anëtare, Shqipëria do të ketë një prestigj të jashtëzakonshëm, në tryezën e Këshillit të Sigurisë, ku ulen fuqitë më të mëdha të botës.
Për sa i përket ndikimit që do të ketë për Kosovën kjo ngjarje e rëndësishme, Shqipëria mund të ndihmojë sa herë që asaj do t’i duhet të ngrejë çështje të caktuara në Këshillin e Sigurimit dhe në OKB.
Një dritë jeshile për Shqipërinë, do të ketë benefite të padiskutueshme edhe për Kosovën.
Top Channel