Në skenën e teatrit të Korçës janë ngjitur përsëri artistet.
Pas më shumë se një viti nga dita kur dyert e këtij teatri u mbyllen për publikun si pasoje e pandemisë, rikthimi ka qenë i veçantë. Koncerti ‘Lule bore’ mbrëmjen e se enjtes ka sjellë për artdashësit këngët korçare, pogradecare dhe ato dibrane.
Për organizatoret qëllimi ka qenë që këngët qytetare te kthehen ne origjinalitetin e tyre. Rikthimi ne skenën e teatrit u ka shtuar emocionet e artisteve qe morën duartrokitjet e publikut.
Edhe pse Lule Bore ishte planifikuar për tu zhvilluar ne një skene te hapur ne Pazarin e Vjetër, shirat e ditëve te fundit bene qe koncerti te zhvillohet ne teatër duke qene i pari aktivitet ne skene pas rihapjes e qe i paraprin një kalendari plot me evente kulturore.
Top Channel