
Policia e Lezhës ka shtuar kontrollet në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat janë kapur në flagrancë dy persona, pasi akuzohen për tentativën e kultivimit të kanabisit dhe njëri është konstatuar duke shpërndarë doza të lëndëve narkotike.
“Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 30 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Nërshenës”, në Rubik, Mirditë.
– Shërbimet e Policisë Lezhë kishin siguruar informacione në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, në Shëngjin, Lezhë. Pas lokalizimit dhe ndalimit, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 17 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 22 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel