Gara e PD në orët e fundit/ Basha flet për mos njohje të institucioneve. Kandidatët, pakënaqësi për procesin

11/06/2021 19:58

Gati në fund të garës për kryetarin dhe vetëm një ditë pasi Sali Berisha la të hapur rikthimin në PD, Lulzim Basha rriti tonet duke vënë në pikëpyetje jo vetëm njohjen e zgjedhjeve, por këtë herë, edhe institucionet e dala prej tyre.

As nuk e njoh, as nuk e pranoj tjetërsimin e vullneti të shqiptarëve me 25 prill dhe rezultatin e manipuluar të 25 prillit. As e njoh dhe as nuk e pranoj si të ligjshëm asnjë instuticion të dalë nga kjo masakër sikundër nuk mund të pranoj kurrsesi që të bëhem pjesë e kësaj masakre duke kapur njërën nga dy duart e Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Komisoni Zgjedhor printoi listën e anëtarëve që do të votojnë në zgjedhjet e së dielës, por refuzoi që t’ia verë në dispozicion përfaqësuesve të kandiatëve, të cilët i kishte ftuar thjesht në rolin e vëzhguesit. Edit Harxhi shprehu pakënaqësi për procesin.

Gara është e pabarabartë, nuk na u dha lista me preteksin se ka të dhëna sensitive, unë s’dua të dhënat”, tha Harxhi.

Edhe kandidati Agron Shehaj mendon se gara është e pabarabartë, por nuk e mendon opsionin e tërheqjes.
Jam futur në garë për demokratët, sidomos kur në këtë mënyrë drejtimi s’kemi asgjë në vijë dhe do të vijojmë të humbasim”, deklaroi Shehaj.

Kandidati Fatbardh Kadilli, dy ditë para zgjedhjeve shpërndau mesazhin kryesor të manifestit të tij politik .
Kryetari që humb zgjedhjet jep doreheqjen dhe ikën”, tha Kadilli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA