SPAK kërkon t’i konfiskojë kapitalin e shoqërive në emër të gruas, GJKKO vë në dijeni bashkëshorten e Dritan Dajtit. Shtyhet seanca

09/06/2021 15:37

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vënë në dijeni edhe bashkëshorten e Dritan Dajti, në lidhje me konfiskimin e pasurive nga SPAK. Mësohet se seanca është shtyrë për në 24 qershor ora 10.

Më herët gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se pasuritë që do t’i sekuestrohen Dajtit janë 3 apartamente, një ndërtesë dhe pjesa e kapitalit të dy shoqërive që i përkasin bashkëshortes së tij.

OFL i dorëzoi Dajit formularin e vetëdeklarimit të pasurisë në 12 shkurt 2020.

Dritan Dajti është duke vuajtur dënimin, pasi akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

13 vite më parë, qetësia e plazhit të Durrësit u prish nga krismat e armëve. Aksioni i policisë për arrestimin e të kërkuarit për vrasje, Dritan Dajti, përfundoi me vrasjen e katër oficerëve të policisë. Oficerët që humbën jetën janë Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Fatos Xhani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA