Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit 46-vjeçar në Ksamil gjatë mbrëmjes së kaluar.
Gramoz Mema u ekzekutua me armë zjarri pistoletë dhe në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja. Mema ishte pronari i një lokali në Ksamil, ku jetonte vetëm gjatë sezonit të verës, pasi pjesën tjetër të kohës punonte dhe jetonte në Greqi.
Autorët dyshohet se i kanë bërë pritë në afërsi të banesës dhe janë larguar me një automjet. Mema, me origjinë nga Tepelena ka qenë emigrant në Angli deri para 10 vitesh. Ai ishte djalë i vetëm dhe jetonte vetëm me nënën e tij. Ndërkohë mësohet se i ndjeri kishte dhe një banesë në Tiranë, ku thuhej se jetonte dhe aty një pjesë të kohës.
Nga policia janë shoqëruar disa për tu marrë ne pyetje, vazhdon puna e grupit hetimor për sekuestrimin e pamjeve filmike. Ndërkaq, policia po punon për kapjen e autorit/ve.
Top Channel