Jeta e biznesmenit mes Greqisë dhe Shqipërisë/ U ekzekutua me 7 plumba, 46-vjeçarit në Ksamil iu bë pritë pranë banesës

07/06/2021 09:04

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit 46-vjeçar në Ksamil gjatë mbrëmjes së kaluar.

Gramoz Mema u ekzekutua me armë zjarri pistoletë dhe në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja. Mema ishte pronari i një lokali në Ksamil, ku jetonte vetëm gjatë sezonit të verës, pasi pjesën tjetër të kohës punonte dhe jetonte në Greqi.

Autorët dyshohet se i kanë bërë pritë në afërsi të banesës dhe janë larguar me një automjet. Mema, me origjinë nga Tepelena ka qenë emigrant në Angli deri para 10 vitesh. Ai ishte djalë i vetëm dhe jetonte vetëm me nënën e tij. Ndërkohë mësohet se i ndjeri kishte dhe një banesë në Tiranë, ku thuhej se jetonte dhe aty një pjesë të kohës.

Nga policia janë  shoqëruar disa për tu marrë ne pyetje, vazhdon puna e grupit hetimor për sekuestrimin e pamjeve filmike. Ndërkaq, policia po punon për kapjen e autorit/ve.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel