Kryetari i SPAK, Arben Kraja ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve për situatën e kriminalitetit dhe goditjen e korrupsionit në vend, konkretisht theksoi se raportimi nis që nga momenti i krijimit të SPAK deri më 31 dhjetor 2020.
Kraja raportoi disa pika të punës së SPAK, për të cilën theksoi se ngarkesa është përballuar nga 13 prokurorë.
Duke u ndalur ndalur tek personat në hetim, për të cilët tha se në total janë 746, nga të cilët 515 janë hetuar në masë sigurie dhe 213 në gjendje të lirë.
Po ashtu ai u ndal edhe tek zyra e përgjimit, për të cilën u shpreh se është funksionale me kapacitet të plotë.
Arben Kraja: SPAK nisi punë me 12 dhjetor 2019 deri në 31 dhjetor 2020, kjo është çfarë përfshin raporti. Në korrik arritëm në 13 prokurorë. Akoma s’jemi plotësuar, në mungesë të hetuesve kemi punuar me seksion të policisë gjyqësore, që do vazhdojnë deri kur të jetë aktive BKH.
Kemi qenë në situata jo normale, mungesa e prokurorëve, mungesa e burimeve njerëzore , ambientet tona kanë qenë ne kushte rikostruksioni shto dhe pandeminë.
Treguesit: 538 hetime penale të regjistruara. Kanë përfunduar hetimet për 206 prej tyre. Janë marrë të pandehur 260 persona.
Masa e sigurisë arrest me burg, 189 për krim të organizuar, njëri me ndalim jashtë shtetit.
Përgjimet proceduariale, është një ambient i veçantë pune, janë siguruar sipas parametrave ligjore, ku oficeret kanë kryer punën e tyre, është ndjekur nga 10 oficerë, kjo ndodh në kohë reale që kërkon ndjekje të vazhdueshme.
Procedura që kemi ndjek për të realizuar zyrën e përgjimeve: u realizua që në shtator 2020 të vinte pajisja dhe të montohej në ambiente tona, tani është në gjendje pune.
Një fushë shumë e rëndësishme, bashkëpunimi ndërkombëtar, në 2020 janë trajtuar 69 kërkesa të ardhura nga organizatat ndërkombëtare disa të mbartura disa të reja. Janë ekzekutuar 31 të tilla.
Një fushë tjetër me jashtë,skuadrat e përbashkëta hetimore ne drejtimin e eurojust. Janë 6 të tilla, dhe me autoritet italiane.
Veprat penale : trafikim i narkotike, grupe strukturale kriminale, 24 raste ekstradimi.
Vendosja e kontakteve, kemi kontakt me prokurorinë antimafia Itali, Kroaci. E pamundur që të hetohet ne vepra të tilla po s’pate kontakte te drejtëpërdrejta me autoritet.
Një tjetër gjë që na ka marrë kohë, ka qenë OFL. Prokuroria e posaçme ishte e ngarkuar me këtë ligj që të çonte para gjykatës kërkesat që policia çonte për sekuestrim , janë sjell 251 materiale, 120 raste sekuestrim janë gjykatë.
Nga 120 , 117 gjykata e shkallës së parë është shprehur me vendim.
Pasuritë e sekuestruara: janë 333 pasuri të paluajtshme 4, llogari bankare etj.
Vetëm në dy raste është vendosur kthimi i pasurisë.
Në fund të 2020 u dha zgjidhje pjesës së paqartë që kishte ligji.
SPAK për ligjin antimafia; 239 materiale pasurore pra plus rasteve të OFL.
Në raport me këto dy akte, duke pas parasysh sa rëndësi ka goditja e pasurisë kriminale, më tepër ka qenë në kuadër të aktit normativ.
Tani për regjimin e posaçëm, në fillim të 2020 kam marrë nismën dhe ka vënë në lëvizje kërkesat e ministrisë së drejtësisë , është bërë kërkesë për 7 persona.
Të gjitha rastet janë ankimuar në gjykatë dhe të gjitha rastet gjykata i kanë lënë në fuqi.
E rëndësishme është që procesi ka funksionuar, ka qenë ligjor.
-procedurat e ndjekura për drejtuesin e BKH.
Pas kësaj nisi procesi i zgjedhjes së hetuesve. Grupi i parë , tashmë janë 28 hetues, në momentet e fundit të trajnimit. Do jene efektive në punë nga java e parë e gushtit, tani vijon faza e dytë për 32 të tjerë.
Pikë tjetër bashkëpunimi me misionet e huaja, OPDAT përshembull.
E kuptoj që pritshmëria është e madhe po duhet të jemi me këmbe në tokë, gjithë ça thashë është bërë nga 13 prokurorë, kurse më parë nga prokuroria e krimeve të rënda kanë pas 22 të tillë me më pak procedime, ne kemi më shumë.
Ka qenë periudhë shumë e mbingarkuar, por këtë vit do kemi rezultat më të mira.
Top Channel