Grabitet me dhunë xhiroja ditore e dy pikave të karburantit në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 32-vjeçar, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e autorit të dytë.
Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe një automjet tip “Toyota” dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur gjatë grabitjes.
Bulqizë
Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve, vijon puna për identifikimin e autorit tjetër.
Sekuestrohen një automjet tip “Toyota” dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur gjatë ngjarjes.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, organizuan punën dhe kryen veprime të shpejta hetimore, duke bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar.
Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, rreth orës 00:54, ka shkuar në dy pika karburanti, në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë, ku u kanë vjedhur me dhunë punonjësve të këtyre pikave xhiron ditore (18.300 dhe 38.600 lekë).
Në vijim të veprimeve dhe kontrolleve të kryera në zonë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan automjetin tip “Toyota”, pa targa, si dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personit tjetër të përfshirë në ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel