Ruçi, mesazh për ndarjen nga jeta të Artistit të Popullit: Arti i Pirro Manit mbetet burim i emancipimit të shqiptarëve!

03/06/2021 16:34

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur sot  ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Artistit të Popullit, regjisorit të shquar Pirro Mani.

Ruçi shkruan se veprat që ka vënë në skenë Pirro Mani i kanë sjellë publikut jehonën e ngjarjeve monumentale të historisë së shqiptarëve dhe historisë botërore.

“Me dëshpërim moral lajmin mbi ndarjen nga jeta të regjizorit të shquar, Artistit të Popullit, Pirro Mani.  Një jetë e tërë kushtuar teatrit dhe filmit, e bën Pirro Manin sinonim të artit të regjisurës shqiptare. Pirro vuri në skenën e teatrit shqiptar vepra të kalibrit të lartë dhe krijoi me rolet e veta personazhe që kanë mbetur në kujtesën e artdashësve dhe të popullit shqiptar.

Veprat që ka venë në skenë Pirro Mani i kanë sjellë publikut jehonën e ngjarjeve monumentale të historisë së shqiptarëve dhe historisë botërore. Ai ka gjithashtu meritën e formimit të dhjetëra brezave të aktorëve të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Arti i Pirro Manit ka qenë dhe mbetet një burim i emancipimit shoqëror dhe kulturor të shqiptarëve. Pirro Mani është përjetësuar në veprën artistike që u ka lenë brezave të shqiptarëve”, shkruan në mesazhin e tij Ruçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA