Në intervistën e parë pas “Për’Puthen”, Mevlani flet për Ledianën, planet e së ardhmes, emocionohet kur falënderon fansat…

03/06/2021 16:15

Mevlani ishte konkurrenti që qëndroi më gjatë në sezonin e dytë të “Për’puthen”, që nga dita e parë e deri në fund.

Ai doli me Ledianën nga programi, por disa ditë më pas marrëdhënia e tyre nuk ishte më e njëjtë. Sot, në “Shqipëria live” pranoi se nuk ka më asnjë kontakt me të.

“Kemi pasur gjithmonë debate të vogla, me punën e kokëfortësisë. Erdhi momenti që nuk po flisnim, nuk po takoheshim më. Vendosa ta them dhe për publikun. E kam pëlqyer atë njeri, nuk e mohoj, por kemi disa javë që nuk flasim fare, nuk ndiqemi as në Instagram”, tha ai.

Mundësisë për ribashkim thotë se “nuk mund t’i japë përgjigje”.

Për Antonelën, thotë se nuk i mungon pasi takohen si miq të mirë. “Antonela nuk më mungon, me të kam një raport shumë shoqëror. Kemi përjetuar shumë gjëra dhe sërish ka mbetur ai afrimiteti”.

Zbulon se 2 projekte të reja do të vijnë së shpejti, një ndër të cilët është këngë dedikuar nënës. “Kam dy projekte, dua t’i kushtoj një këngë nënës dhe do të vijë së shpejti”.

Ndërkohë, tregon si u krijua kënga për Ledianën: “Ajo këngë është nisur një natë para se të bënim takimin, shkova te çunat dhe dolëm në konkluzion që të bëjmë një këngë 30 sekonda, ishte vetëm dedikim. Nuk e kisha menduar ta bëja të plotë, por pasi publiku e pëlqeu dhe më shkruajti shumë, e bëra të plotë”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA