Nuk kaluan 24 orë dhe opozita mori goditjen e dytë në Kolegjin Zgjedhor për rezultatin e 25 Prillit. Zgjedhjet në Vlorë nuk do përsëriten.
Para vendimit Gjyqtari Asim Vokshi vuri në provë përfaqësuesin ligjor të PD Ivi KAso, kur i kërkoi të sillte një rast ku zgjedhjet ishin rrëzuan me vendim gjykate, por juristi demokrat nuk kishin asnjë të tille.
Asim vokshi: A keni një precedent kur zgjedhjet janë rrëzuar me vendim gjykate?
IVI KASO- Ne vlerësojmë se shkeljet kaq të renda nuk mund tu përgjigjeshim veçse me një kërkesë për pavlefshmëri. Rasti Vlorës ashtu sikurse i Durrësit specifik se aty kandidonte kryeministri dhe gjithë makineria shtetërore u vu në dispozicion për maksimilizimin e votave për PS.
Opozita nuk u suprizua nga verdikti që për ta ishte i paracaktuar. Edhe pse paditë e tyre po rrezohen një nga një, kanë vendosur të mos tërhiqen.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka reaguar për mediat pas vendimit të Kolegjit Gjyqësor Zgjedhor ku tha se këto vendime nuk e dekurajojnë PD dhe opozitën.
‘’Pati debat të gjatë për domosdoshmërinë e administrimit të provave, përpara dhe përgjatë. Me keqardhje them se është shans i humbur, por nuk dekurajohemi.
Çdolloj shkelje të ligjit e cila e ka influencuar dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve. Është bërë e njohur që shqiptarët nuk votuan dot të lirë e të shpreheshin të lirë me votë.
Unë e kam thënë dhe më parë, detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm për ata që na besuan. Procesi zgjedhor duhet të çlirohet nga gjithë fenomenet negative. Detyrimi për transparencë vijon të jetë i pandryshuar, përsa kohë të kemi një Gjykatë për t’u ankuar, do i shkojmë deri në fund për të hedhur dritë mbi çdo lloj shkeljeje. ‘’- tha Kaso.
Top Channel