23/12 07:34
Pasi Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë ankesën e PD dhe LSI-së për pavlefshmëri zgjedhjesh në qarkun e Gjirokastrës, përfaqësuesit e opozitës janë shprehur se nuk e pranojnë këtë vendim.
“Beteja për transparencë nuk ka lidhje vetëm me rezultatin zgjedhor. Zhvillohet në planin penal. Mund të zhvillohet në rrafshin kushtetues dhe të drejtave të njeriut”, tha Ivi Kaso.
“Opozita nuk pranon një vendim të dhënë me këto shkaqe. Ju bëj me dije që në këto zgjedhje janë sjellë aq shumë prova sa s’kanë qenë në asnjë proces tjetër. Një vendimmarrje që nuk garanton besim”, tha Kaziaj.
Top Channel