Modernizohet qendra shëndetësore në Belsh, Balla: Ofron shërbimin e urgjencës 24 orë për 33000 banorët e bashkisë Belsh

29/05/2021 17:27

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqërur nga Kryetari i Bashkisë, Arif Tafani pa nga afër ambientet e qendrës shëndetësore në Belsh, e cila është rikonstruktuar totalisht.

Qendra e re shëndetësore ofron shërbimin cilësor dhe me të gjitha kushtet për 14000 banorë , si edhe ofron shërbimin e urgjencës 24 orë për 33000 banorët e bashkisë; shërbimin e vaksinimit, check up, ambulator etj.

Në fjalën e tij Balla tha se gjendja në të cilën ndodhej kjo qendër e bënte të pamundur ofrimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz për qytetarët e Belshit.

Me rikontruksionin e saj, tashmë banorët e Belshit, nuk kanë pse të udhëtojnë në Elbasan apo Tiranë për të marrë një shërbim në kushtet e duhura. Belshi është destinacion turistik dhe si itillë duhet të vijojë procesi i vaksinimit për të gjithë operatorët turistikë të hoteleve, restoranteve dhe bujtinave. Falenderoj gjith stafin shëndetësor të kësaj qendre për gjithë shërbimin që keni bërë, sepse jeni ju ata që arritëm që ne të jemi në këtë situatë. Procesi i vaksinimit ishte vendimtarë në fitoren e kësaj lufte, por pa punën tuaj beteja nuk do të ishte fituar”, deklaroi Balla.

Rikonstruksioni i kësaj Qendre Shëndetësore vjen në kuadër të projektit të 100 qendrave shëndetësore, financim i Ministrisë së Shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA