Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe krerët e 16 landeve gjermane u takuan dje në mbrëmje për të diskutuar strategjitë e ardhshme të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë nëse do t’ua ofrojnë vaksinat edhe fëmijëve.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn mbështet idenë e vaksinimit kundër COVID-19 për fëmijët mbi moshën 12 vjeç, sa më shpejt të jetë e mundur. Agjencia Europiane e Barnave (EMA) duhet së pari të arrijë dakordësinë nëse nën 16-vjeçarët duhet të marrin vaksinën BioNtech/Pfizer, me një vendim që pritet të jepet sot, raporton ATSh.
Kryetari i Berlinit, Michael Mueller bëri thirrje për një “kalendar kohor realist për një ofertë të mundshme vaksinash për fëmijët dhe të rinjtë”. Megjithatë, shumë persona në Gjermani besojnë se vaksinimi i fëmijëve me këto vaksina, efektet afatgjata të të cilave nuk janë ende të qarta, është një hap shumë larg, në një kohë kur të rinjtë përgjithësisht preken më pak nga COVID-19.
Gjithashtu, ekzistojnë shqetësime edhe në lidhje me furnizimin me vaksina në përgjithësi.
Top Channel