Koha ka kaluar, por jo planet për të ringritur Partinë Demokratike , lideri i së cilës ka të njëjtën strategji si në 2017.
BASHA: Kërkesa ime të dalim më të bashkuar nga ky proces. Mos t’i japim kënaqësinë kundërshtarit që ky proces i diktuar nga rregullat e brendshme të kthehet në një vegël për ta përdoruar kundër nesh. Përkundrazi të shpalosim vlerat tona më të mira. Se pavarësisht asaj që thuhet ne jemi partia që bën garë, ne jemi partia që bën debat. Ai ka 12 vjet që s’bën zgjedhje në parti.
Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara kur u sfidua nga Eduart Selami, pas kësaj humbjeje Lulzim Bashës i duhet të përballet jo vetëm me kundërshtarin politik, por edhe me tre rivalë ne gare për kreun e PD
BASHA: Tani siç e dimë ne e di edhe kundërshtari, padiskutim, buza e të cilit nuk qesh dhe manovrat e të cilit kanë vetëm një synim të përçajnë forcën e rritur të Partisë Demokratike, të mbjelli dyshi dhe mosbesim në radhët tona dhe të na bëjë të merremi me veten në vend që të vazhdojmë betejën së bashku. Megjithatë nxitimi apo paqartësia që mund të sundojë zemrat apo mendjet e dikujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku. Është e lehtë të gjykosh pas kuvendit apo të bësh trimin pas lufte.
Megjithate lufta me e madhe e Bashës mbetet pranimi i zgjedhjeve te 25 Prillit, të cilësuara prej tij si te vjedhura.
BASHA: Fiks një muaj pas një beteje ku përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por kishim një rregjim i cili nuk bëri thjesht dhe vetëm shkelje ligjore por një masakër të vërtetë zgjedhore . Ata me banditë, ne me njerëz të ndershëm në krah, ata me shukat e parave të drogës, krimit, bandave, korrupsionit shtetëror, të buxhetit të vjedhur dhe ne me program dhe me aleancë me qytetarët.
Një nga betejat ku demokratët duhet të marrin pjesë sipas Lulzim Bashës është largimi i dyshes Rama-Doshi.
Top Channel