Surpriza e çmimeve Oscar, triumfon aktorja nga Kosova Luana Bajrami me filmin me metrazh të shkurtër “La Casa de Papel” është një nga prodhimet më të suksesshme të kompanisë “Netflix”.
Edhe për publikun shqiptar, është një nga serialet e preferuar dhe më të komentuar. Pas katër sezonesh, platforma kinematogarfike, njofton se “La Resistencia” (Rezistenca” rikthehet në vjeshtë.
Pjesa e parë e sezonit të pestë publikohet në 3 shtator, ndërsa pjesën e dytë mund ta shihni në 5 dhjetor.
“Kjo është më shumë sesa thjesht përleshje, është luftë”, shkruan “Netflix” për seritë e reja.
Xhirimet për këtë sezon e për të gjithë serialin kanë përfunduar. Aktorët, që kanë kaluar shumë kohë së bashku, kanë postuar foto e video në rrjetet sociale, ku i kanë dhënë lamtumirën serialit.
Vetë Profesori, që luhet nga Alvaro Morte, falenderuar fansat dhe ekipin. “Duke xhiruar për herë të fundit në setin e ‘La Casa de Papel’. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit!”
Top Channel