Protesta e prindërve/ Në Durrës dalin në shesh kundër dhunës ndaj të miturve
24/05/2021 12:18
Pas Tiranës, Mirëditës dhe Peshkopisë, reagimi social kundër abuzimit seksual ndaj të miturve është zhvendosur në Durrës ku dhjetëra të rinj dhe prindër iu bashkuan marshimit ndërgjegjësues dhe kërkuan ashpërsim të dënimit penal ndaj abuzuesve.
Kauza kundër dhunës seksuale u risoll në vëmendje pas abuzimit të 15-vjeçares në Mirditë nga 5 meshkuj, duke shkaktuar reagim masiv të të rinjve dhe veçanërisht prindërve.
Pjesëmarrësit përcollën mesazhe kundër dhunës dhe abuzimit seksual ndaj të miturve dhe vajzave e grave, duke kërkuar dënim maksimal për abuzuesit.
Top Channel