Vaksinimi me Coronavac ka nisur në sheshin “Skëndërbej”, por ajo që vihet re është se çuditërisht nuk ka më radhë të gjatë të moshuarish, të cilët duhet të marrim dozën e dytë të vaksinës Coronavac.

Kujtojmë se ditën e djeshme, mbërritën 60 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash, të qeverisë shqiptare me distributorin e autorizuar të Sinovac.

Nga këto vaksina, 15 mijë i ka marrë vetëm Tirana, ndërsa pjesa tjetër po shpërndahet nëpër rrethe.

Ndërkaq, në sheshin “Skëndërbej” ka vijuar edhe vaksinimi me AstaZeneca.

Kujtojmë se, 480 mijë persona kanë marrë vaksinën Coronavac dhe vetëm rreth 100 mijë prej tyre kanë mundur të marrin dozën e dytë, teksa të tjerët janë në pritje.

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 833,010 doza vaksine antiCOVID, teksa të hënën vijnë sërish mbi 14 mijë vaksina Pfizer dhe në fund të majit do të mbërrijnë vaksina AstraZeneca, duke vijuar me kalendarin e vaksinimit.

Ndërsa në total, janë kryer mbi 712,446 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre, 240,709 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA