U desh të pritej deri në zhvillimin e xhiros së fundit të La Ligas në mënyrë që të mësohet se cila skuadër do të shpallet kampion në këtë kampionat për edicionin garues 2020/21.
Tre javë parafundit u dorëzua Barcelona, por lufta e ashpër vazhdoi ndërmjet dy skuadrave të kryeqytetit spanjoll, Atletico Madridit dhe Real Madridit.
Në fund, me titull u kurorëzua skuadra e trajnerit Diego Simeone e cila triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Valladolid duke e përmbysur rezultatin pasi fillimisht ishte në disavantazh 1-0, por golat e Correas dhe Luis Suarezit ia siguruan titullin Atleticos.
Nga ana tjetër, Real Madridi shënoi një fitore me reziltat 2-1 në ballafaqim me Villarealin dhe kështu do të jetë nënkampion i spanjës me 84 pikë, dy më pak se Atletico me 86 pikë.
Top Channel