Pamjet e 400 kg kokainë të kapur në Kosovë/ Deri tani 25 persona të ndaluar e 7 të arrestuar! Rrugëtimi i kamionit me drogë

18/05/2021 12:24
Kokaina e kapur në Kosovë

Nga 400 kg kokainë të kapur në Lipjan të Kosovës në një kontejner me mish janë ndaluar 25 persona deri tani, ku 7 prej tyre janë arrestuar.

Sipas Guardia Di Finanza, kontejneri vinte nga porti i Santos në Brazil, ku ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro dhe ishte drejtuar në një kompani me qendër në Lipjan të Kosovës.

Për të identifikuar autorët e trafikut Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, e drejtuar nga Avokati Giovanni Bombardieri, i ndihmuar nga Zëvendës Prokurori Calogero Gaetani Paci dhe Zëvendës Avokati Francesco Ponzetta ka dërguar një letër në Prokurorinë e Shtetit të Kosovës dhe Prokurorinë Speciale të Shqipërisë të kryera në territorin kosovar së bashku me Policinë e Kosovës dhe Policinë Kriminale Shqiptare, me koordinimin e Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Anti-Drogë të Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme dhe të Departamentit të 2-të të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza “Koordinimi i informacionit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit të shtatë personave të lidhur me ngjarjen.

“Prishtinë, 18 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se, sot ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kg narkotikë të llojit kokainë. Prokuroria Speciale kërkesën e ka bërë për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të  KPRK-së dhe në drejtim të veprës penale “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së”, shkruhet në njoftim.

Sipas burimeve brenda Doganës së Kosovës, transporti është bërë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, përmes pikës kufitare të Vërmicës, dhe transportuesi u kishte deklaruar punonjësve doganor se është duke bartur produkte mishi.”

Por, të përfshirë në procesin e bartjes së drogës në vlerë të 20 milionë eurove nuk ishin vetëm Kosova e Shqipëria. Me datë 3 maj Policia e Kosovës kishte pranuar informatë se një kontejner me kokainë ishte nisur nga Brazili për në Itali, kurse destinacioni i fundit ishte Kosova.

Mehmeti ka njoftuar se aksioni nuk është zhvilluar vetëm në Lipjan por dhe në vende të tjera të cilat kanë rezultuar me arrestimin e shtatë personave.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA