Doganat greke në grevë, radhë në pikën doganore të Kakavijës Njëra prej rrugëve kryesore të Pazarit karakteristik, në Gjirokastër ka ende një kompleks godinash pothuajse të rrënuara.
Degradimi ka nisur vite më parë por të paktën 5 vitet e fundit ato kanë filluar të shembin edhe çatitë ndërsa objektet janë të mbushura me plehra.
“Pothuajse 60% e objekteve është gati për të rënë. Nuk është çështja vetëm për ne si biznese por po bëhet e rrezikshme edhe për njerëzit që kalojnë sepse është gati për të rënë. Ky kompleks këtu e ka projektin gati e ka bërë AADF-ja vetëm duhet ndërhyrë që të rregullohet”, thotë një qytetar.
“Rreziku i parë është për këto godina të amortizuara që mund të krijojnë edhe incidente me kalimtarët dhe e dyta është një fytyrë e keqe këtu në qendër të qytetit për promovimin e turizmit dhe imazhin e Gjirokastrës”, shprehet banori.
“Dorë kanë vënë vetëm dy dyqane këtu që kanë bërë restaurimet kurse gjithë zona tjetër është e prishur dhe në behar nuk mund të kalosh nga era e keqe”, tregon një tjetër qytetar.
Prania e shumë pronarëve për objektet e braktisura duket se ka qenë edhe një nga problemet kryesore që nuk ka inicuar restaurimin e tyre. Megjithatë ekspertët gjykojnë se nëse është ndërhyrë në 3/4 e pazarit nuk bën sens që vetëm 1/4 e tij të lihet në këtë gjendje. Disa prej tyre apelojnë për kredi të buta që do të shkonin për pronarët apo gjetjen e formave alternative për ti dhënë zgjidhje kësaj situata në zemër të qendrës historike.
Top Channel